Sfida Ukrainë-Shqipëri, caktohet arbitri pa eksperiencë

Nga A2 CNN
5 Shtator 2024, 12:51 | Futboll

Sfida Ukrainë-Shqipëri, caktohet arbitri pa eksperiencë

Një portugez i paafirmuar do të gjykojë ndeshjen Ukrainë-Shqipëri. UEFA ka vendosur që duelin e parë të kuqezinjve të vlefshëm për Ligën e Kombeve, ta gjykojë portugezi Luis Godinjo.

38 vjeçari, nuk ka një eksperiencë të madhe në arenën europiane megjithatë UEFA i ka besuar takimin në Pragë që pritet të jetë i luftuar nga të dyja përfaqësueset, raporton A2.

Gudinjo do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida ndërsa arbitër i 4-të do të jetë Helder Filip, të gjithë nga Portugalia.

38-vjeçari në karrierën e tij ndërkombëtare ka gjykuar në një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Ligën e Kombeve dhe 12 ndeshje miqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos