“Më vjen turp! Çfarë t’ju analizoj”?! Sokol Kushta flet hapur për ndeshjet e shitura: Kjo është zhgënjyese

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 17:55 | Futboll

“Më vjen turp! Çfarë t’ju analizoj”?! Sokol

Sokol Kushta ka mbetur i zhgënjyer nga ajo çfarë ka parë në fushën e lojës nga ekipet shqiptare në këto dy javë të fundit të kampionatit.

I ftuar në Megasport nga Altin Sulçe në A2 CNN, legjenda e futbollit shqiptar tha se i vjen turp të analizojë përballjet e javës së 34-t.

“Nuk ndihem mirë. Nuk di çfarë analize të bëj për këto dy javë që kam parë. Më vjen turp, çfarë t’ju analizoj?! Dua të jem sa më i drejtë, sa më original. Ka tek-tuk edhe jashtë shtetit lënie ndeshjes.

Por të jetë i gjithë kampionati, ose të paktën 2-3 javë… kjo është zhgënjyese. Nuk duhet të ekzistojnë në këto përmasa”, është shprehur Sokol Kushta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos