Objektiv vetëm fitorja, Vllaznia me 12 përforcime në skuadër për Champions League

Nga Dea Kozma
31 Korrik 2026, 17:02 | Sport

Gati për të shkruar edhe një herë historinë në arenën e madhe të Champions League. Vllaznia në futbollin e vajzave do të luajë më 5 gusht kundër sllovakeve të Spartak Myjava, me synimin e vetëm fitoren.

Drejtuesit kanë përforcuar ekipin me 12 lojtare për ndeshjet në Kupat e Europës. Presidenti i ekipit kuqeblu, Lazër Matija, tha se objektivi mbetet kualifikimi dhe kalimi në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.

Antigoni Hyska, portierja e kombëtares shqiptare që rikthehet te Vllaznia, por edhe lojtare të tjera që kanë ardhur si përforcime, tregojnë se skuadra ka shanse për t’u kualifikuar, shkruan A2CNN. 

Vllaznia përballet me Spartak Myjava, kampionen e Sllovakisë, të mërkurën e javës së ardhshme, ndërsa sfida e dytë do të zhvillohet më 8 gusht.

Në rast kualifikimi, Vllaznia kalon në turin e tretë, por nëse renditet e dyta ose e treta në grup, ka sërish një shans në Europa Cup, ku mori pjesë edhe vitin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos