Skuadra e Besëlidhjes e basketbollit për meshkuj ka triumfuar mbrëmjen e sotme, në pallatin e sportit “Apolonia” në Fier kundrejt ekipit të Tiranës”.
Ekipi i Afrim Bilalit tregoi përgatitje më të lartë fizike se kundërshtarët përgjatë gjithë ndeshjes duke triumfuar në shifrat 100:57.
Nga ana tjetër Tirana, provoi të rezistonte, por me kalimin e minutave loja e skuadrës erdhi në rënie. Me këtë fitore të merituar Besëlidhja, është fituese e Superkupës duke treguar një formë mjaft të mirë në këtë fillim sezoni.
“Kemi punuar shumë për këtë ndeshje për të arritur rezultat triumfues, është shprehur në një intervistë për mediat, trajneri Bilali, teksa ka theksuar se ky është një trofe i rëndësishëm për Besëlidhjen.
Fitore të merituar e ka cilësuar kapiteni i skuadrës Elvis Beqo, ku të gjithë lojtarët dhanë maksimumin.
Ekipi verior ka festuar finalen e Superkupës mes tifozërisë së zjarrtë fierake. (A2 Televizion)