Kampionati Europian i uljes me parashutë, 100 sportistë nga 22 shtete garojnë në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
6 Tetor 2024, 17:10 | Sporte të tjera

Nis në Gjirokastër kampionati Europian i uljes me parashutë. Më tepër se 100 sportistë përfaqësues të 22 shteteve do të garojnë mes tyre për gjashtë ditë në aerodromin e Gjirokastrës, i certifikuar pak kohë më parë për evente sportive apo fluturime turistike.

Parashutistet kanë vlerësuar organizimin dhe shprehen optimiste për rezultatet e pritshme, shkruan A2. 

Kampionati Europian i uljes me parashutë organizohet për herë të parë në Shqipëri. Ky event madhor vjen si një bashkëpunim i Federatës Europiane të Aeronautikës dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos