Basketboll meshkuj/ Sot finalja e Superkupës mes Tiranës dhe Besëlidhjes

Nga Dea Kozma
8 Tetor 2024, 14:56 | Sporte të tjera

Basketboll meshkuj/ Sot finalja e Superkupës mes Tiranës dhe

Sot do të luhet dhe finalja e Superkupës në basketbollin për meshkuj mes Tiranës dhe Besëlidhjes. Ndeshja që në program ishte planifikuar të zhvillohej të hënën në mbrëmje, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, është shtyrë për shkak të bllokimit të rrugëve në Tiranë.

Për këtë, Federata vendosi që kjo finale të luhet sot në Pallatin e Sportit “Apolonia” në Fier. Besëlidhja vjen me statusin e kampiones në sezonin e kaluar, ndërsa Tirana si fituese e Kupës.

Dy skuadrat u përballen dhe disa ditë më parë në finalen e Kupës së Federatës, ku në fund ishin kryeqytetasit që triumfuan pas kohës shtesë. Bardheblutë janë rekordmen në këtë kompeticion pasi kanë fituar 8 herë Superkupën e Shqipërisë, ndërsa Besëlidhja kërkon ta fitojë trofeun për herë të parë.

Takimi do të nisë në orën 19:00.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos