Anthony Joshua pësoi një humbje spektakolare të shtunën në mbrëmje duke humbur mundësinë që të bëhej kampion i trefishtë bote, pasi u hodh KO nga kundërshtari britanik Daniel Dubois në raundin e pestë.
Pasi dominoi katër raundet e parë, Dubois arriti të mbronte titullin në versionin IBF duke i dhënë një grusht shkatërrimtar Joshua-s në sekondën e 59-të të raundit të pestë, para 96 mijë spektatorëve në “Wembley”.
Kjo ishte humbja e katërt në 32 ndeshjet e karrierës së Joshua-s si profesionist, por promotori Eddie Hearn tha se ai do të ushtrojë të drejtën e revanshit, siç ishte rëndë dakord paraprakisht nga palët.
Joshua e pa veten në vështirësi që në raundin e parë, ndërsa Dubois e ndërtoi fitoren shkallë-shkallë, duke arritur atë që konsiderohet suksesi më i madh i karrierës së tij. “Kam vetëm pak fjalë për t’ju thënë. A u argëtuat?”, tha ai pas ndeshjes. “Jam një gladiator, jam luftëtar deri në fund. Nuk do të ndalem deri sa të arrij potencialin tim të plotë”. (A2 Televizion)