F1, Piastri i reziston sulmit të Leclerc. Gara mbyllet me aksident Ferrari-Red Bull

Nga A2 CNN
15 Shtator 2024, 16:19 | Sporte të tjera

F1, Piastri i reziston sulmit të Leclerc. Gara mbyllet me aksident

Oscar Piastri ka fituar Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, duke treguar formën e shkëlqyer të McLaren në këtë fazë të sezonit.

Australiani siguroi fitoren e dytë në karrierë, duke parakaluar Charles Leclerc dhe duke e mbajtur pilotin e Ferrarit për 30 xhiro pas, shkruan A2.

Pas krahëve të tyre, kishte një luftë të bukur mes Carlos Sainz (Ferrari) dhe Sergio Perez (Red Bull), por një përplasje kur mbeteshin vetëm dy xhiro i nxori të dy pilotët nga gara dhe i dorëzoi vendin e tretë në podium George Rusell (Mercedes).

F1, Piastri i reziston sulmit të Leclerc. Gara mbyllet me aksident

Lando Norris u rendit në vendin e katërt dhe shkurtoi në 59 pikë diferencën nga Max Verstappen, i cili doli i pesti me një makinë Red Bull që po kalon probleme të mëdha dhe tashmë nuk ia bën aq të sigurt fitoren e titullit kur kanë mbetur 7 gara nga fundi i sezonit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos