Volejbolli shqiptar ndez motorët këtë të premte me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës. Sipas programit takimi i parë do të nis në orën 17:00 dhe do te jetë ai ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë.
Dy skuadra që prej vitesh kanë patur rivalitet në parket do të provojnë për të marrë një biletë në finalen e të dielës.
Bardheblutë kanë humbur dy shtylla të rëndësishme të skuadrës siç janë vëllezërit Martiro që këtë sezon do të luajnë për ngjyrën e kuqe të kryeqytetit, ndërkohë dhe dy lojtarët e huaj kanë mbyllur kontratën me Tiranën menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar.
Nga ana tjetër, Kampionet e kuq do të presin në orën 19:00 skuadrën e Studentit. Edhe këtë sezon, ekipi i Yll Tomorrit ka ambicie maksimale për të fituar çdo trofe.
Sipas programit, finalja e meshkujve do të luhet të dielën në orën 19:00.Me pas ekipet do të përgatiten për nisjen e kampionatit që këtë sezon do të luhet me 7 skuadra për shkak se klubi i Erzenit është shkrirë dhe nuk është regjistruar për sezonin e ri. (A2 Televizion)