Të mërkurën u luajt dhe ndeshja e parë gjysmëfinale mes Tiranës dhe Besëlidhjes në basketbollin për meshkuj. Kampionët në fuqi përballë ekipit që nuk është mundur asnjë herë në këtë sezon. Kështu rezultoi dhe në pallatin e Sportit , Asllan Rusi, aty ku Besëlidhja mundi me rezultatin 94-84 Tiranën në një ndeshje të bukur dhe shumë të luftuar.
Perioda e parë u mbyll me shifrat 23-10 në favor të lezhianëve. Edhe më pas ekipi i Bilalit nuk e uli ritmin ndonëse bardheblutë u munduan të reagonin disi dhe dy skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 48-49 në favor të kryeqytetasve.
Në pjesën e mbetur Tirana u mundua të ruante avantazhin dhe në periodën e tretë ndërsa në fund ekipi reagoi në mënyrën më të keqe pasi në 10 minutat e fundit shënoi vetëm 10 pikë. Me i mirë i sfidës ishte amerikane Davis i Tiranës me 29 pikë... Gjysmëfinalja e kthimit do të luhet këtë të shtunë në orën 19:30. (A2 Televizion)