MotoGP, Martin dominon garën e Indonezisë dhe rrit diferencën në kryesim

Nga A2 CNN
29 Shtator 2024, 11:35 | Sporte të tjera

MotoGP, Martin dominon garën e Indonezisë dhe rrit diferencën

Nuk kishte histori Çmimi i Madh i Indonezisë, me Jorge Martin që fitoi lehtësisht garën e pesëmbëdhjetë të MotoGP.

Në pistën Mandalika, spanjolli i skuadrës Prima Pramac e nis menjëherë mirë dhe shkëputet nga ndjekësit, duke menaxhuar garën, shkruan A2. Pedro Acosta dhe Francesco Bagnaia kompletojnë podiumin, i cili megjithatë është në dyshim për shkak të hetimit ndaj Acosta për presion të ulët në goma.

Me pesë gara ende për t’u zhvilluar, Jorge Martin është lider i renditjes me 21 pikë më shumë se Bagnaia, i cili është kampioni në fuqi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos