Basketboll/ Vëllaznimi nga Gjakova fiton Ligën Unike, dorëzohet Prishtina

Nga Erald Kodhelaj
28 Mars 2025, 14:57 | Sporte të tjera

Basketboll/ Vëllaznimi nga Gjakova fiton Ligën Unike, dorëzohet

Vëllaznimi është kampion i Ligës Unike në basketboll për meshkuj. Turneu i përbashkët ndërmjet ekipeve nga Shqipëria dhe Kosova uli siparin me finalen emocionuese të luajtur në pallatin e sportit në Prishtinë.

Skuadra nga Gjakova triumfoi në duelin emocionues përballë SIGAL Prishtinës, me rezultatin 91 me 88 në shtesa, pasi loja e rregullt u mbyll në shifrat e barabarta 78 me 78.

Vëllaznimi arriti të rikuperonte disavantazhin prej 10 pikësh në periodën e katërt dhe regjistroi një sukses historik, duke iu gëzuar fitores.

Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Arian Azemi nga gjakovarët, protagonist me 24 pikë, 3 asiste dhe 6 topa të rikuperuar nën tabelë.

Liga Unike mbetet një event i dominuar nga skuadrat e Kosovës, sepse ekipet e basketbollit nga Shqipëria ende nuk kanë arritur të luajnë në një finale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos