Ferrari skualifikohet nga Çmimi i Madh i Kinës, renditen shkeljet

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 13:27 | Sporte të tjera

Ferrari skualifikohet nga Çmimi i Madh i Kinës, renditen shkeljet

Makinat Ferrari zhgënjyen në pistë dhe u goditën nga gjyqtarët e garës. Pas kontaktit ndërmjet Leclerc me Hamilton dhe debatit të këtij të fundit me mekanikun e “kokëkuqes”, në përfundim të garës ku kaluan në finish në vendet pesë dhe gjashtë, erdhi dënimi i papritur.

Të dy pilotët e Ferrarit u skualifikuan. Leclerc sepse në fund të garës rezultoi një kilogram nën peshën minimale të lejuar nga rregullorja. Fat të ngjashëm kishte edhe Gasly. Penalizimi në këtë rast ishte i pashmangshëm.

Ndërkohë, Hamilton u skualifikua për faktin se makina e tij Ferrari ishte më e ulët se rregullorja. Pas matjeve rezultoi se trupi i njëvendëshes ishte 8,6 milimetra nga asfalti, kur lartësia minimale e përcaktuar është të paktën 9 milimetër.

 

 

 

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos