Përfaqësuesja shqiptare regjistroi një rezultat historik në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, të zhvilluara në Torino. Edhe pse ky event shënoi debutimin e skuadrës kuqezi në Lojërat Speciale, Shqipëria u përfaqësua nga 6 sportistë me aftësi të kufizuara intelektuale.
Ata të gjithë treguan vlerat më të mira, jo vetëm sportive, por mbi të gjitha njerëzore dhe arritën rezultate fantastike.
Në total ekipi shqiptar fitoi 8 medalje, nga të cilat pesë janë medalje të arta, një argjend dhe dy bronz. Stela Salla me dy të arta dhe Elizon Kacanja me një medalje ari dhe një argjend ishin sportistët që spikatën.
Në Olimpiadën Speciale Dimërore morën pjesë 1500 atletë nga 98 shtete, të cilët garuan në 8 disiplina sportive. (A2 Televizion)