Distria Krasniqi merr një tjetër medalje

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2025, 18:17 | Sporte të tjera

Distria Krasniqi merr një tjetër medalje

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris, duke treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme! Kjo është medalja e katërt që Distria fiton në Grand Slam të Parisit ndër vite dhe medaljen olimpike të vitit të kaluar në Paris.

Distria në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me tri dënime për Ippon, francezen Alyssia Poulange.

Krasniqi në çerekfinale me dy Wazaari mposhti, spanjollen Ayumi Leiva Sanchez. Kurse në gjysëmfinale humbi me Ippon, kundër japonezes Kisumi Omori.

Në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë, ajo fitoi ndaj Khorloodoi Bishrelt nga Emiratet e Bashkuara Arabe duke siguruar edhe një sukses tjetër të madh për xhudon kosovare.

Kosova e ka te sigurt edhe një tjetër medalje në Paris pasi Akil Gjakova është në finale në kategorinë 73 kilogramë dhe lufton për të artën, ndërsa Nora Gjakova do të luftojë për te bronztën në kategorinë 63 kilogramë. Kosova përfaqësohet me 5 xhudistë në Grand Slam të Parisit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos