Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 19:21 | Sporte të tjera

Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me titull “Distria Krasniqi”, duke nderuar një nga sportistet më të mëdha që ka Kosova.

Distria Krasniqi është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë.

“E lindur më 10 dhjetor 1995, Distria nisi rrugëtimin e saj sportiv që në moshë të re, duke sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Që nga shpallja kampione bote për U21 në vitin 2015, ajo ka shkëlqyer në turne të rëndësishëm si “Grand Slam” në Paris dhe “European Open” në Sofje”, thuhet në njoftim.

Në vitin 2021, Distria rrëmbeu medaljen e artë në “World Judo Masters” në Doha – një moment historik për sportin kosovar. Në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025”, ajo vazhdoi shkëlqimin me medaljen e argjendtë, duke konfirmuar statusin e saj si ikonë e sportit kombëtar.

Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos