Sporti i mundjes vijon të dhurojë suksese në arenën ndërkombëtare.
Chermen Valiev, medalisti i parë olimpik në historinë e Shqipërisë, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Forcave Ushtarake, turneu që po zhvillohet në Gjermani.
26-vjeçari po kalon një formë të jashtëzakonshme teksa ka ngritur lart flamurin kuqezi duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e artë në këtë event.
Valiev ka shkruar historinë në mundjen shqiptare pasi disa muaj më parë u shpall kampion i Europës, ndërsa ishte i pari që i siguroi Shqipërisë medalje olimpike. (A2 Televizion)