Gjimnastika është një nga sportet më të dashura për fëmijët. Ata jo vetëm që e shohin si një formë argëtimi, por me kalimin e kohës e kanë kthyer në pasionin e tyre më të madh. Fëmijë të moshave të ndryshme që stërviten intensivisht dhe ëndërrojnë që një ditë të prekin majat e këtij sporti.
Gjimnastika rrit forcën, ekuilibrin fleksibilitetin dhe shkathtësinë e çdo fëmije. Edhe pse në moshe të vogël, ato duken sikur kanë lindur gjimnaste. Medaljet që ata kanë fituar në kampionatin individual në Shkodër apo Berat janë të shumta, ndërsa edhe sukseset në arenën ndërkombëtare nuk mungojnë, shkruan A2.
Ky sport ndihmon në forcimin e muskujve, përmirësimin e fleksibilitetit, koordinimit, dhe balancës, të cilat janë baza për shumicën e sporteve.
Kurrë nuk kanë menduar për të hequr dorë, përkundrazi, janë të motivuara maksimalisht për ta ngritur sa më lart flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtarë.
Forcë, elegancë dhe qëndrueshmëri mbi traun e ekuilibrit. Vetëm me punë ato ja kanë dalë të kenë sot sigurinë që cdo sportist do donta ta kishte. Menaxhimi i emocioneve dhe bindja se do tja dalin në cdo sfidë ka qënë celsi i suksesit për këto kampione.
Gjimnastikë nis që në moshë të vogël. Fëmijë 4 apo 5 vjeç që kanë fituar siguri dhe ushqehen çdo ditë me pasionin për këtë sport.
Xheni Kozi, është në nga vajzat që gjimnastikën e ka kthyer në pjesë të pandarë të jetës së saj. Ajo çdo gjë e ka arritur vetë, pa mbështetjen minimale nga institucionet, në fund ia ka dalë për të rritur këtë sport dhe në arenën ndërkombëtare.
Një pasion dhe një punë e palodhur që fëmijët e kanë kthyer në një ART të vërtetë. (A2 Televizion)