Orlando Koja është trajneri i ri Dinamos në volejbollin për vajza. Trajneri i njohur ka firmosur kontratën me kryeqytetasit në praninë e presidentit Eduard Bregu dhe drejtorit Altin Martiri.
Sipas stafit drejtues, projekti i ri i Dinamos do të ndërtohet me ambicie dhe mentalitet fituesi dhe ndryshimet kanë nisur që në pankinë.
Edicionin e kaluar, trajneri Orlando Koja ishte pjesë e Skënderbeut dhe pasi humbi titullin kampion kundër Tiranës, vendosi të jap dorëheqjen.
Pas 3 vitesh në Korçë, Koja ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm ndërsa këtë sezon, detyra do të jetë të ringrejë Dinamon në majat e volejbollit shqiptar. (A2 Televizion)