Dy tifozë humbin jetën gjatë turneut të tenisit në Torino

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 12:33 | Sporte të tjera

Dy tifozë humbin jetën gjatë turneut të tenisit në

Tenisi është tronditur nga dy ngjarje të rënda të ndodhura gjatë Finaleve të ATP-së në Torino. Sipas mediave italiane, dy spektatorë humbën jetën në incidente të ndara, por të njëpasnjëshme, pranë arenës Inalpi.

Ngjarja e parë ndodhi në mëngjes, kur një 70-vjeçar u ndje keq në “Fan Village” në Piazza d’Armi dhe humbi jetën në spitalin “Molinette” pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve. Vetëm disa orë më vonë, një tjetër tifoz 78-vjeçar u rrëzua në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes mes Taylor Fritz dhe Lorenzo Musetti. Ai u dërgua në të njëjtin spital në gjendje kritike, por nuk mundi të mbijetojë. Dyshohet se të dy viktimat kanë pësuar arrest kardiak, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, në fushë, italiani Jannik Sinner nisi mbrojtjen e titullit me një fitore bindëse 7-5, 6-1 ndaj kanadezit Felix Auger-Aliassime, duke mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë botëror në fund të sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos