
Skuadra e Teutës në volejboll për femra ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur me rezultatin 3-1 me sete ekipin e Vllaznisë.
Në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit "Ramazan Njala" në Durrës, vajzat durrsake shkëlqyen në parket, duke treguar lojë të organizuar dhe grintë në çdo set. Rezultatet e seteve ishin: 25-21, 23-25, 25-23, 25-19.
Kjo ishte fitorja e parë në Kupë për Teutën, që synon të ecë sa më gjatë në këtë kompeticion, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit në volejbollin shqiptar. (A2 Televizion)
