Dy boksierë kanë ndërruar jetë në Japoni në dy ndeshje të ndryshme. Shigetoshi Kotari, 28-vjeç, humbi ndjenjat pas një ndeshje me 12 raunde kundër kampionit të peshave të lehta të Federatës së Boksit Oriental dhe Paqësor, Yamato Hata. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje në tru, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk mundi të mbijetojë, shkruan A2 CNN.
Hiromasa Urakawa, gjithashtu 28-vjeç, vdiq të shtunën nga lëndimet e pësuara kur u rrëzua nga Yoji Saito në sallën Korakuen. Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni për shkak të gjakderdhjes në tru, por nuk mbijetoi.
Këto dy ngjarje të rënda vijnë pas tragjedisë së shkurtit kur irlandezi John Cooney, 28-vjeç, vdiq nga një dëmtim në tru pasi pas ndeshjes për mbrojtjen e titullit. (A2 Televizion)