Në kuadër të etapës së tretë të turit të 82-të çilkistik të Shqipërisë, rreth orës 14:30 të ditës së sotme, çiklistët kanë përshkruar segmentin rrugor Unaza e Fierit-Levan, për të vijuar në autostradën Levan- Vlorë.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, blutë e Fierit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin kalimin në segmentet ku do të zhvillohet aktiviteti.
Turi i Shqipërisë do të përfundojë të premten me etapën e pestë dhe të fundit me nisje në Vlorë dhe përfundim në Fier, ku do të kurorëzohet edhe fituesi i këtij edicioni, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)