Gentjan Shaqiri kampion Europe në FIA CEZ

Nga Erald Kodhelaj
23 Shtator 2024, 17:42 | Sporte të tjera

Historike! Gentjan Shaqiri shpallet kampion i Europës në garat me makina. Profesori i Universitetit të Tiranës bëhet piloti i parë shqiptar që realizon një arritje kaq të madhe.

Ai fitoi titullin kontinental në një nga garat e FIA-CEZ, për Zonën e Europës Qendrore në kategorinë Hill Climb. Kampioni kuqezi e mbylli sezonin në vendin e parë të D/E2 SS, duke regjistruar një sukses të paprecedent.

Shaqiri u pozicionua i dyti në garën e fundit sezonale në Austri, në Sant Agatha, rezultat që i mjaftoi të festonte një titull historik për atë personalisht dhe mbi të gjitha për sportet motorike shqiptare. Me njëvendëshenTatuus FR 2000, me ngjyrë të kuqe dhe shqiponjën dykrenore, ai u rendit pas austriakut Christian Ferstl.

Pas titullit nënkampion në kategorisë D/E2 SS në Hill Climb të vitit të kaluar, piloti rriti stekën duke deklaruar se synonte të sillte në Shqipëri një titull historik. Misioni u realizua me sukses dhe tashmë kemi një kampion Europe në garat me makina, edhe pse kjo disiplinë është ende në fillimet e saj në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos