Kampionati liqenor i shahut, Pogradeci, Ohri dhe Struga sfidohen në sportin e mendjes

Nga Artin Halili
21 Korrik 2026, 15:34 | Sporte të tjera

Shahu bashkon tre qytetet e Liqenit të Ohrit në një kampionat ndërkufitar. Për herë të parë, sportistë të të gjitha grupmoshave nga Pogradeci, Ohri dhe Struga u bënë pjesë e një kampionati të përbashkët, të organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shahut.

Pjesëmarrësit u shprehën entuziastë për këtë format tëri ndërkufitar, duke vlerësuar mundësinë për të garuar me sportistë nga vendet fqinje.

Në përfundim të kampionatit, vendin e parë e fitoi skuadra e Strugës.

Ky ishte edicioni i parë i kampionatit ndërliqenor të shahut që bashkoi tre qytetet e Liqenit të Ohrit. Edicionet e ardhshme pritet të zhvillohen fillimisht në Ohër dhe më pas në Strugë, duke forcuar më tej këtë traditë të re sportive dhe bashkëpunimin ndërkufitar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos