Kampione për herë të 13-të radhazi, Vllaznia mbretëresha e futbollit të vajzave në Shqipëri

Nga A2 CNN
30 Maj 2026, 18:03 | Sporte të tjera

Kampione për herë të 13-të radhazi, Vllaznia

Vllaznia në futbollin e vajzave u kurorëzua për të 13-ën herë kampione e Shqipërisë. Vajzat shkodrane fituan 2-0 në finale përballë Apolonisë me gola e shënuar nga kapitenia Doçi dhe sulmuesja Deda. Pas këtij suksesi të 13-të me radhë, Presidenti i Vllaznisë Lazër Matija thotë se pavarësisht tendenca, skuadra e tij e drejtoi kampionatin në rrugën e duhur.

Trajneri i ekipit kuqeblu Nikolin Lekaj thotë se Vllaznia e meritoi 100% titullin kampion. Disa prej protagonisteve të Vllaznisë të vajzave, pas këtij triumfi shprehen se Federata Shqiptare e Futbollit duhet që të ketë një mbështetje më të madhe për futbollin e vajzave dhe bëjnë apel që futbollit të luhet në fushë dhe jo jashtë saj.

Vllaznia e mbylli me 12 pikë diferencë kampionatin por FSHF vendosi që në Final Four katër ekipet e para të futen me zero pikë, ndryshe nga meshkujt ku u aplikua përgjysmimi i pikëve, gjë e cila la pakënaqësi në ekipin shkodran edhe pse ia dolën të triumfojnë. Pas fitimit të titullit të 13-të kampion, Vllaznia do të vijojë përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për të bërë një përfaqësim dinjitoz edhe në Europë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos