Mbretëresha e sporteve nis aventurën në Paris 2024. Luiza Gega me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, njëkohësisht edhe President i Federatës së Atletikës, dhe Franko Burraj, iu bashkuan ekipit kuqezi në Lojërat Olimpike.
Synimet për rekordmenët shqiptarë janë të qarta.
“Jemi me dy atletët më të mirë shqiptar, Luiza Gega dhe Franko Burraj. Pavarësisht se Franko nuk është sportist i kualifikuar, kemi pritshmëri të mëdha në garën e 100 metrave. Shpresojmë shumë që të kemi rekord të ri kombëtar, pasi rekordi aktual daton që nga viti 2003. Pastaj, shpresa jonë e madhe është Luiza Gega. Është investuar shumë që Luiza të jetë në këtë formë dhe të kualifikohet në finale”, shprehet Stërmasi.
Dy sportistët nuk preferuan të bëjnë premtime të mëdha, por besojnë se do t’i realizojnë objektivat e përcaktuara.
Franko Burraj zbret i pari në pistë, në datën 3 gusht, në garën e 100 metrave. Luiza Gega konkurron më 4 gusht, në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. (A2 Televizion)