Donjeta Sadiku e mbyll Olimpiadën në vendin e nëntë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2024, 21:43 | Sporte të tjera

Donjeta Sadiku e mbyll Olimpiadën në vendin e nëntë

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku është ndalur në vendin e nëntë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sadiku u mund nga kolumbiania, Valdes Pana, në kategorinë për femra deri në 60 kg.

"Donjeta dha maksimumin e saj, por që nuk mjaftoi për t’iu ngritur dora lartë në këtë event të rëndësishëm", shkruhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Sadiku e kishte fituar ndeshjen e parë, duke e mposhtur Thanaya Somnuek të Tajlandës.

Kjo ishte paraqitja e dytë e 25-vjeçares nga Prishtina në Lojëra Olimpike, pas debutimit me ftesë në Tokio 2020, kur kishte humbur qysh në luftën e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos