Mbyllet në Fier turi çiklistik i Shqipërisë, shpallen fituesit e garës tradicionale

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 13:46 | Sporte të tjera

Mbyllet në Fier turi çiklistik i Shqipërisë, shpallen

Turi çiklistik i Shqipërisë, është mbyllur sot me etapën e pestë dhe të fundit që u finalizua në Fier, ku u shpallën edhe fituesit e edicionit të 82 të kësaj gare tradicionale.

Federata shqiptare e çiklizmit ka bërë të ditur më herët itinerarin e ditës së fundit, ndërsa policia rrugore e Fierit ka njoftuar një sërë bllokimesh të përkohshme në disa akse rrugore për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit.

Etapa e pestë ka filluar në orën 10:00 në bulevardin kryesor të Vlorës për të vijuar në autostradën Vlorë- Fier- Unaza e Fierit, Fier- Savër, deri në dalje në Levan për të përfunduar në qëndër të Fierit.

Në kuadër të këtij turi janë zhvilluar 5 etapa duke filluar nga data 26 Maj, ku kanë marrë pjesë 14 skuadra dhe 86 sportistë përfshirë ekipe nga Ballkani dhe Europa.

I pari që nga mbërritur në Finish, ka qënë Jovan Divniç, i ekipit malazez, me numër 45 ndërsa ekipi i Amsterdamit është shpallur fitues i gjithë turit. Vetëm pak metra larg finishit ciklisti i Serbisë Marko Stankoviç ka rënë duke u pëplasur në tokë teksa konsiderohej një prej pretendentëve fitues.

Ekipi më i mirë i etapës së pestë është shpallur CCN Metalac i Serbisë ndërsa fitues i gjithé turit është shpallur hollandezi Tom Jokmans. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti i federatës shqiptare të çiklizmit Skënder Anxhaku e ka cilësuar turin e 82 çiklistik si më emocionuesin deri më sot, me shpirt gare të fortë dhe rivalitet të ndershëm.

Ndërkohë kryebashkiaku Armando Subashi ka pohuar se është emocion i veçantë kur gara mbërrin në Fier dhe duhet të afrohen sa më shumë të rinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos