Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 19:36 | Sporte të tjera

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Në kategorinë deri në 52 kilogramë, kampionia olimpike tregoi edhe një herë formë të jashtëzakonshme, duke dominuar të gjitha duelet deri te titulli.

Në finalen e madhe, Krasniqi mposhti hungarezen Reka Pupp, një përballje të cilën e kontrolloi plotësisht dhe e fitoi pas 2 minutash e 26 sekondash.

Rrugëtimi i saj drejt finales ishte po aq imponues. Në raundin e dytë, ajo eliminoi brazilianen Amanda Lima, ndërsa në çerekfinale triumfoi ndaj francezes Blandine Pont pas vetëm 2 minutash e 50 sekondash.

Në gjysmëfinale, kosovarja vazhdoi serinë e fitoreve duke mundur italianen Gaia Stella për 2 minuta e 3 sekonda.

Kjo medalje e artë nuk është e para për Krasniqin. 29-vjeçarja tashmë numëron tetë trofe të artë në këtë nivel garash, duke e forcuar pozitën e saj si një nga xhudistet më të suksesshme në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos