Panik në mes të ndeshjes, tenisti i njohur shembet pa ndjenja në tokë

Nga A2 CNN
19 Mars 2024, 08:27 | Sporte të tjera


Tenisti francez, Arthur Cazaux, u rrëzua papritur gjatë ndeshjes kualifikuese të Masters në Miami.

Cazaux ishte duke luajtur kundër bashkatdhetarit Harold Mayow, kur ai ra pa ndjenja.

Pasi iu dha ndihma e parë, ai u largua nga fusha me barrelë, raportojnë mediat e huaja.

Tenisti i talentuar, aktualisht i 74-i në botë, e nisi shkëlqyeshëm sezonin, teksa arriti deri në fazën e 16-të në Australian Open. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos