Pas suksesit në Kampionatin Europian, skuadra e mundjes kuqezi është kthyer në shtëpi.
Me flamuj kuqezi ata janë pritur nga disa mbështetes që kishin ardhur në aeroportin “Nënë Tereza” për t’i përshëndetur kampionët kuqezi.
Për Presidentin e Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni, ky është vetëm fillimi i një cikli fitues, ndërsa premton medalje ari edhe për të ardhmen.
Çermen Valiev arriti të marrë medalje ari në Kampionatin Europian, ndërsa Abakarov siguroi medaljen e bronzit.
(A2 Televizion)