Mundësi kuqezi lë gjurmë në Kampionatin Europian, i dhuron medalje bronzi Shqipërisë

Nga A2 CNN
9 Prill 2025, 19:12 | Sporte të tjera

Mundësi kuqezi lë gjurmë në Kampionatin Europian, i dhuron

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Zelimhan Abakarov, ka arritur t’i dhurojë vendit tonë medalje bronzi në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Federata Shqiptare e Mudjes, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Abakarov e fitoi medaljen, pasi triumfoi 11-0 në finalen për vendin e 3-të.

Sjellim në kujtesë se Abakarov, në gjysmëfinalen e peshës 61 kg të stilit të lirë, e zhvilluar ndaj armenit Arsen Harutyunyan, u mund 5-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos