Të enjten volejbolli shqiptar do të luajë ndeshjet e para gjysmëfinale të fazës play off.
Te vajzat rivaliteti është dhe më i madh pasi në parket do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit dhe derbi i juglindjes mes Skënderbeut dhe Pogradecit.
Të dyja takimet e para gjysmëfinale do të luhen në orën 17:00 në Korçë dhe në Farkë. Ndërkohë te meshkujt Partizani do të luajë me Studentin në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa Tirana do të udhëtojë në Korçë përballë Skënderbeut, shkruan A2 CNN.
Të dyja ndeshjet e meshkujve do të luhen në orën 19:00. Në finale kalon ekipi që arrin dy fitore. (A2 Televizion)