Përballje titanësh në dhjetor, Joshua ndeshet me Paul

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 18:26 | Sporte të tjera

Përballje titanësh në dhjetor, Joshua ndeshet me Paul

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Anthony Joshua, do të ndeshet me yllin e YouTube, Jake Paul muajin e ardhshëm.

Britaniku Joshua, ish-kampion i peshave të rënda, do të përballet me YouTuber-in e kthyer në boksier në Qendrën Kaseya në Miami.

Ndeshja, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, do të zhvillohet më 19 dhjetor dhe do të ketë tetë raunde 3-minutëshe.

Kjo ndeshje është një zëvendësim për Paulin, i cili ishte planifikuar të përballej me Gervonta Davis në një ndeshje miqësore më parë këtë muaj, përpara se ajo të anulohej për shkak të një padie të ngritur kundër Davisit nga ish-e dashura e tij.

"Ky nuk është një simulim i inteligjencës artificiale. Kjo është Dita e Gjykimit", tha 28-vjeçari Paul.

"Kur ta mposht Anthony Joshuan, çdo dyshim zhduket dhe askush nuk mund të më mohojë mundësinë për të luftuar për një titull bote. Për të gjithë ata që më urrejnë, kjo është ajo që donit."

Spekulimet se Joshua do të ndeshej me Paulin fillimisht u mohuan, por ai do të rikthehet në ring kundër amerikanit për herë të parë që kur u rrëzua nga kampioni i atëhershëm i IBF-së, Daniel Dubois, në shtator 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos