Përpara se t’i japë lamtumirën Ferrarit, Carlos Sainz vazhdontë shkëlqejë në Formula 1. Spanjolli fitoi një tjetër Çmim të Madh dhe këtë e realizoi si protagonist në Meksikë.
Ai e nisi garën nga pole position dhe ishte thuajse i pashqetësuar në pistë, pas parakalimit të shkëlqyer ndaj Max Verstappen në xhirot e para.
Sainz nuk u ndikua nga penalizimi me 5 sekonda, për nisje të parakohshme, ndërsa në ndihmë i erdhi edhe aksidenti në momentin e nisjes, ku Tsunoda dhe Albon u detyruan të braktisnin garën.
Dalja në pistë e makinës së sigurisë i mbajti pilotët të ngjeshur, teksa garimi nisi me shpejtësi maksimale në xhiron e shtatë. Sainz shfrytëzoisistemin DRS dhe parakaloi Verstappen në xhiron e nëntë dhe u bë i pakapshëm.
E teksa kampioni holandez duelonte me Lando Norris, në situatën e krijuar përfitoi Ferrari tjetër i Leclerc, që i parakaloi të dy. Piloti nga Monako nisi një betejë të ethshme për vendin e dytë me Norris.
Shtatë xhiro nga fundi, Leclerc gaboi, duke rrezikuar edhe daljen nga pista dhe i la rrugë të lirë anglezit të McLaren që u pozicionua i dyti në podium. Treshja e podiumit u ndoq nga pilotët e Mercedes, Lewis Hamilton dhe George Russell, që u pozicionuan përpara Max Verstappen, gara e të cilit u ndikua edhe nga penaliteti i dyfishtë.
Kur kanë mbetur edhe katër gara nga mbyllja e sezonit në Abu Dhabi, holandezi i Red Bull mbetet në krye, me 47 pikë avantazh nga rivali Lando Norris. (A2 Televizion)
Sainz triumfon në Meksikë, Verstappen pas dy makinave Mercedes
