F1, Verstappen dominon garën sprint në SHBA

Nga A2 CNN
19 Tetor 2024, 20:48 | Sporte të tjera

F1, Verstappen dominon garën sprint në SHBA

Max Verstappen ka fituar sprintin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke dominuar nga fillimi në fund garën e shkurtër.

Piloti i Red Bullit la pas Carlos Sainz me Ferrari dhe Lando Norris me McLaren, shkruan A2 CNN.

Në vend të katërt e mbylli garën sprint Ferrari tjetër, me Charles Leclerc, i cili la pas makinat Mercedes të George Russell dhe Lewis Hamilton.

Me fitoren në sprint, Verstappen e çon në +54 avantazhin që ka nga Norris në renditjen e përgjithshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos