Për të dytin vit radhazi, Shqipëria mirëpriti trurneun e “Davis Cup”, që ndryshe njihet dhe si Botërori i tenisit për kombëtaret.
7 ekipe nga vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe përfaqësuesja shqiptare, sfiduan njëra-tjetrën në qendrën kombëtare të tenisit “National Sport Park”, në Tiranë.
Kombëtarja e Azerbajxhanit, Lihtenshtejnit, Andorrës, Kosovës, San Marinos, Islandës dhe Shqipërisë garuan në kryeqytet për trofeun prestigjoz që nga të gjithë njihet si Kupa e Botës në Tenis.
Sipas organizatorëve, vështirësitë kanë qenë të shumta, por në fund turneu i arriti të gjitha pritshmëritë.
Kombëtarja shqiptare ka debutuar në Davis Cup në vitin 2010. Edhe pse mbështetja ende nuk është ajo që sportistët do të donin, niveli i tenisit po rritet çdo vit e më shumë. (A2 Televizion)