Aventura e ekipit të volejbollit të Tiranës në Kupat e Evropës mbetet ende pezull si pasojë e luftës që ka shpërthyer prej më shumë se 3 javësh në Izrael.
Në pamundësi për të zhvilluar ndeshjen në Tel Aviv, bardheblutë e volejbollit nuk kanë marrë ende një zgjidhje për çështjen e kualifikimit, ndërkohë që Federata Evropiane e Volejbollit nguron t'i akordojë fitoren në tavolinë kampionëve të fuqi. (A2 Televizion)