Klubi i Makinave të Epokës nga Italia garoi për herë të parë në Shqipëri, në një cirkuit të improvizuar në rrugët e Tiranës, si pjesë e eventit Automotive Fair Albania.
Makinat ikonike pushtuan sheshet kryesore të kryeqytetit, në kuadër të “Tirana Grand Prix”.
Legjendat klasike u rreshtuan përkrah automjeteve moderne sportive, duke shpalosur elegancën dhe forcën motorike. Skuadrat që iu bashkuan iniciativës ishin Old Cars Club Bari, Ferrari Club Italia dhe PorscheClub Puglia.
Eventi historik tërhoqi vëmendjen e të apasionuarve pas shpejtësisë, të dashuruarve me makinat e epokës, por edhe të qytetarëve, që ndoqën me kureshtje performancat e disa prej markave më legjendare të historisë së automobilizmit. (A2 Televizion)