​Zbulohet kushti i Zidane për t’u kthyer te Real Madrid

Nga A2 CNN
24 Tetor 2023, 16:35 | Sporte të tjera
​Zbulohet kushti i Zidane për t’u kthyer te Real Madrid

Zinedine Zidane ka vendosur një kusht për t’u rikthyer në Real Madrid si trajner. Kushti është që të transferohet Kylian Mbappe.

Me “Zizou” në pankinë, skuadra spanjolle fitoi trofeun prestigjioz të Ligës së Kampionëve në sezonet 2015/2016, 2016/2017 dhe 2017/2018.

Zidane, një nga të preferuarit e presidentit Florentino Perez.

Nga ana tjetwr, sulmuesi francez ka refuzuar të vazhdojë kontratën me PSG-në dhe me shumë gjasa do t’i bashkohet Real Madridit në verë si lojtar i lirë.

Së fundi, Zidane ka folur për të ardhmen e tij duke thënë se po shijon momente me familjen e tij.

“Për momentin po kaloj kohë me familjen time, sepse është shumë e rëndësishme. Do të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë”, ka thënë francezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos