Trofeu Skënderbej në disiplinën Hill Climb është një nga garat më të rëndësishme për pilotët e Motorsportit. Shpejtësi dhe një adrenalinë e papërshkrueshme. Kjo ishte panorama që u ofrua në Sari Salltik të Krujës. Në organizimin e klubit të Automobilit në Shqipëri dhe federatës shqiptare të sporteve të Automobilizmit, kjo garë u realizua deri në detaje. Pilotët kishin ardhur nga vende të ndryshme si Kosova, Hungaria, Serbia apo Mali i Zi.. Secili prej tyre sapo vishte kostumin e pilotit dhe vendoste kaskën në kokë harronte çdo gjë tjetër dhe qëllimi tani kthehej vetën Fitorja.
Sukses i jashtëzakonshëm ishte për kampionin shqiptar Gentian Shaqiri që u pozicionua sërish i pari në grupin P4, aty ku është edhe kampion i Europës në fuqi. Shaqiri regjistroi kohën e përgjithshme 4 minuta, 41 sekonda e 131 të mijëtat duke lënë pas dy rivalët e tij malazezin, Sutobiç dhe serbin Brkiç
Ajo që solli emocionet më të mëdha ishte Gara e përgjithshme ku edhe këtë herë nuk mungoi spektakli dhe rivalitet dhe në fund diferenca ishte vetëm 5 sekonda. Fitues ishte hungarezi Lazlo Szasz që pas fitores në Kullë të Kosovës, këtë herë veterani që garon për Kroacinë triumfoi edhe në Trofeun “Skënderbej” në Krujë.
Gentjan Shaqiri u pozicionua i dyti në renditjen e përgjithshme, me vetëm 5 sekonda diferencë megjithatë pavarwsisht kësaj për kampionin shqiptar kjo ishte një tjetër etapë shumë e suksesshme në FIA CEZ.
Vajza e vetme që prej vitesh sfidon shpejtësinë dhe gjininë mashkullore është Arjeta Rrysha. Ajo po sundon botën e automobilizmit ndërsa pasioni për shpejtësinë e ka bërë që mos heqw dorë asnjëherë nga ky sport.
Edhe pse është një sport i kushtueshëm dhe jo të gjithë mund ta përballojnë, ka nga ata të apasiunuar që nuk heqin dorë lehtë.. Ervin Kosova dhe Gentian Kulla janë veteranë në këtë sport që kur erdhi në Shqipëri edhe deri në ditët e sotme.. Edhe pse mbështetja nuk ka qenë me e mira, dëshira për të garat në pistë nuk ka munguar asnjëherë..
Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2025” është e vetmja garë ndërkombëtare që zhvillohet në Shqipëri. Vendi ynë e mirëpret për të dhjetin vit radhazi & këtë herë, arriti çdo pritshmëri.
Adrenalina dhe emocionet e shpejtësisë janë prezent në çdo garë. Për pilotët, ky sport është pasioni më i madh. Edhe pse mbështetja akoma nuk është në nivelin që të gjithë sportistët do të donin, ata nuk heqin dorë përkundrazi, premtojnë rezultate dhe më të mira për të ngritur sa më lart flamurin shqiptar në skenën ndërkombëtare.. (A2 Televizion)