Ditë e trishtë në NBA dhe në basketbollin botëror. Bill Walton ka vdekur në moshën 71-vjeçare pas një beteje të gjatë kundër kancerit.
“Bill Walton ishte vërtet unik. Si anëtar i Hall of Fame, ai solli ndryshe pozicionin e qendrës. Aftësitë e tij unike dhe të gjithanshme e bënë atë një forcë dominuese dhe çuan në çmimet MVP të sezonit të rregullt dhe të NBA Finals. Ai fitoi dy kampionate NBA dhe një vend në ekipet e përvjetorit të 50-të dhe 75-të të NBA-së”, shkroi Adam Silver, komisioneri i NBA.
Bill Walton ishte babai i Luke Walton (trajneri i Kings, kampion me Lakersat e Kobe Bryant dhe Pau Gasol), mund të kishte qenë një nga 10 lojtarët më të mirë të historisë, por dëmtimet e penguan.
(A2 Televizion)