Volejbolli shqiptar, Skënderbeu mund Pogradecin, Tirana fiton me Partizanin

Nga Dea Kozma
11 Prill 2025, 15:21 | Sporte të tjera

Volejbolli shqiptar, Skënderbeu mund Pogradecin, Tirana fiton me Partizanin

Volejbolli shqiptar nisi ndeshjet gjysmëfinale të fazës Play Off. Vajzat e Skënderbeut fituan me vështirësi përballë Pogradecit duke i mundur me rezultatin 3-1.

Seti i parë ishte i dominuar nga liqenoret duke e fituar me shifrat 23-2. Më shumë rivalitet kishte  seti i dytë i fituar nga Skënderbeu 25-23. Pas kësaj korçaret morën zemër dhe bënë përmbysjen e madhe me dy setet e tjera që fituan me shifrat  25-20 dhe 25-17

Në gjysmëfinalen tjetër, në derbin e kryeqytetit, Tirana mundi 3-1 Partizanin dhe tani pret më e qetë ndeshjen e kthimit. Ndërkohë te meshkujt, djemtë e Yll Tomorrit vijojnë të mos njohin rivalë pasi edhe këtë herë fituan 3-0 ndaj Studentit ndërsa Tirana e Arben Sakos mundi me shifrat 3-1 Skënderbeun në Korçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos