Emra që kanë shkruar historinë e sportit botëror janë mbledhur këto ditë në Split, por këtë herë në qendër të vëmendjes nuk janë ata… janë fëmijët që ëndërrojnë të bëhen si ata.
Nga Slavan Bilic , Aleksander Ceferin, Ana ivanovic , Dino Radja dhe shume personalitete te tjerë të sportit janë bërë pjesë e edicionit të 30-të të Youth Sports Games.
Eventi bashkoi fëmijë nga pesë shtete të rajonit, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa këtë vit pjese e tij ishin dhe 204 fëmijë nga Ukraina qe garuan ne finalet e futbollit, basketbollit dhe shahut…
Kampionët, me histori suksesi në fushë dhe në pankinë, sollën në vëmendje mënyrën se si i kthyen ëndrrat e tyre në realitet.
Slavan Bilic, Trajneri i kombëtares kroate: Gjithçka nis me një ëndërr. Disa njerëz mendojnë: si mund të ëndërrosh? Duhet të jesh realist. Unë nuk jam dakord. Nëse nuk ëndërron, nëse nuk ke një ëndërr, atëherë është shumë e vështirë të arrish diçka.
Marcel Desailly, kampion bote dhe Europe me Francën: Tu japim fëmijëve tanë mundësinë të merren me sport. Kjo është thelbësore. Edhe nëse ata nuk do të bëhen profesionistë, të paktën duke pasur mundësinë të marrin pjesë në gara, ata mësojnë lidershipin, disiplinën, punën e palodhur. Të gjitha këto elemente janë shumë të rëndësishme. Jo domosdoshmërisht me synimin për t’u bërë Yamal-i i ardhshëm apo futbollistë të tjerë
Sean Dyche, ish-trajner I Everton: Të gjithë duhet ta shijojnë, të duan çfarëdo sporti që zgjedhin të bëjnë dhe, nëse arrijnë të shkëlqejnë në të, aq më mirë. Por, nëse jo, thjesht të vazhdojnë ta shijojnë, të kalojnë kohë me miqtë dhe të përjetojnë te gjithë atë ndjesinë e bukur që sjellin këto aktivitete.
Në 30 vite, Youth Sports Games u ka dhënë miliona fëmijëve një mundësi të thjeshtë, por të madhe, të zbulojnë talentin dhe të besojnë ne ëndrrat e tyre.
(A2 Televizion)