Dinamo do të tentojë sot një tjetër kapitull ku do të përballet me Pafos në “play-off” të UEFA Conference League.
Ndeshja do të zhvillohet në Elbasan Arena ndaj dhe ekipi ka vendosur të sigurojë transportin falas për tifozët për të pasur mbështetjen e lojtarit të 12 Efekte Në konferencën për mediet Ilir Daja vlerësoi kundërshtarët ndërsa theksoi se ekipi i tij ka etjen për fitore ndaj qipriotëve.
Në fushë pritet të mungojë Lorran për shkak të dëmtimit, por përforcimet vijnë nga Fabian Përndrecasi dhe në dispozicion është edhe Almir Ajserajn. Miqtë duket se e shohin veten favoritë, por shqetësim për trajnerin Sa Pinto është gjendja e fushës.
E pranoj që jemi favoritë. Shqetësimi i vetëm në këto momente është fusha, duhet të ishte në kushte më të mira.
Nuk besoj se kjo fushë është në nivelin e ndeshjes së rëndësishme që do të luajmë nesër. Është mjaft e thatë. Megjithatë tekniku shkon se Dinamo është ekip i fortë dhe se do të luftojnë për të marrë rezultat (A2 Televizion)