All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Stabilizimi i çmimeve, BSH: Inflacioni po ulet, por duhen sërish ndërhyrje

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 16:27 | Ekonomi
Stabilizimi i çmimeve, BSH: Inflacioni po ulet, por duhen sërish
All - Paragraf - 1

Inflacioni i lartë është zbutur gjatë fundit të vitit të kaluar, por rreziku nga çmimet nuk është zhdukur ende.

Banka e Shqipërisë tregon se do të nevojiten rritje të mëtejshme të normës bazë të interesit, edhe pse më e keqja ka kaluar.

All - Paragraf - 3

Rritja e mëtejshme e normës bazë do të përkthehej edhe në ngritjen e normave të interesit të kredive. Por, sipas Bankës Qendrore, deri më tani bizneset dhe qytetarët janë përgjigjur edhe më mirë nga sa pritej nga shtrenjtimi i kësteve. Më mirë ka reaguar edhe ekonomia shqiptare në tërësi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni do të vazhdojë të ulet gjatë këtij viti, për t’u kthyer nën 3% vetëm në fillim të vitit 2024. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos