Stabilizohet kurba e koronavirusit në Britani: Mbi 20 mijë raste dhe 511 viktima

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 19:53 | Bota
Stabilizohet kurba e koronavirusit në Britani: Mbi 20 mijë raste dhe

Kurba e valës së dytë të koronavirusit duket se po stabilizohet në Mbretërinë e Bashkuar, pas dy javësh të plota të bllokimit kombëtar në Angli. Kjo konfirmohet nga të dhënat e publikuara sot nga Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, me profesorët Jonathan Van-Tam dhe Stephen Poëis, këshilltarë mjekësorë të qeverisë së Boris Johnson. Sipas tyre në 24 orët e fundit infeksionet e reja ishin 20,252 në krahasim me një ditë më parë që ishin rreth 23,000, ndërsa numri i viktimave  511 në krahasim me dje që ishin 501.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i testeve ditore të përpunuara u rrit në pothuajse 400,000, një rekord absolut evropian. Ndërsa numri i viktimave i llogaritur që nga fillimi i pandemisë sipas parametrave të përbashkët për vendet e tjera tejkalon 54,000, piku i Evropës në numra absolutë, por më të ulët se Spanja, apo Belgjika dhe shumë afër Italisë në raport me popullsinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos