Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger kanë qenë dy nga yjet më të mëdhenj të filmave aksion në historinë e kinematografisë.
Kjo gjë ka bërë që mes tyre të kishte një rivalitet të pashmangshëm në Hollivud. Por, është vetë Stallone ai që duket se i ka dhënë fund debatit, duke pranuar se Arnold Schwarzenegger ka qenë më lart se ai.




“Filmi i parë i Rambos ka qenë një pikë kthese në filmat aksion, pasi mbështeteshe te fiziku për të treguar historinë. Dialogu nuk ishte i nevojshëm. Pashë që kishte një mundësi të mirë, sepse askush tjetër nuk e bënte këtë… përveç një tipi nga Austria”, thotë Stallone duke iu referuar Schëarzeneggerit.
Kjo ishte periudha kur nisi rivaliteti mes aktorëve, që u shndërrua në armiqësinë Rambo vs Terminator.
“Ai ishte më lart. Kishte fizikun dhe forcën. Kaq ishte personazhi i tij. Mua më rrihnin paq nëpër filma, ndërsa atë kurrë nuk e kanë dominuar”, shton më tej Sylvester Stallone.
Edhe pse rivalë, Stallone dhe Schwarzenegger kanë luajtur edhe bashkë nëpër filma, si në sagën “Mercenarët” ose në filmin “Escape Plan” (2013). (A2 Televizion)