Stërvitja “ekstreme” e ushtrisë shqiptare në Rreth Greth

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 20:47 | Aktualitet

Forcat ushtarake shqiptare kanë shtuar në kohët e fundit stërvitjet në disa nga bazat kryesore të vendit.

Disa manovra të tjera janë zhvilluar nga Batalioni i Parë i Këmbësorisë, në emrin "Rreth Grethi 22-01", në zonën e Rrogozhinës.

Stërvitja ushtarake përfshinte manovra në fushë dhe në det dhe gjatë saj u testua përgatitja e ushtarëve.

“Qëllimi konsiston në rritjen e aftësive operacionale të kapaciteteve që zotëron ky Batalion. Sot po zhvillojmë stërvitje me tre stacione, kompaninë e kimisë, kompaninë e xhenios, si dhe një stacion ku trupat aftësohen për dhënien e ndihmës së parë në rast mbytjeje në det”, tha Nënkolonel Eduart Përlesha, shef shtabi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos